Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarrin një person në fshatin Ferm-Çlirim

11/11/2023 12:38

Një sherr në fshatin Ferm-Çlirim të Fierit, ka përfunduar në plagosjen e një personi.

Sherri ka nisur mes dy të rinjve 27-vjeçarë për motive të dobëta. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri në krah dhe është shoqëruar në spitalin e Fierit.

27-vjeçari tjetër që qëlloi me armë zjarri është larguar nga vendngjarja, por policia ka bërë të mundur kapjen e tij.

“Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar, shtetasit G. V., me të cilin po kryhen veprimet procedurale hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA