Vendimi për të pasur një fëmijë është ndoshta më i rëndësishmi në jetën e shumë njerëzve, por në ditët e sotme, ku ndryshimet klimaterike po ndryshojnë në mënyre ekstreme, ata po stepen.
Studimi i një ekipi akademikësh në Kolegjin Universitar të Londrës, ka evdentuar se shqetësimet e lidhura me klimën mund të ndikojnë në vendimmarrjen riprodhuese të njerëzve. Analiza e tyre zbuloi se, në 12 nga 13 studime që kanë realizuar gjithsej, shqetësimet për prishjen e klimës shoqëroheshin dëshirën më të ulët të çifteve për të patur më pak fëmijë, ose aspak.
Hope Dillarstone, autore kryesore e studimit të botuar në revistën PLOS Climate shprehet: Pasiguria për të ardhmen dhe shqetësimet rreth ndikimit ekologjik të popullsisë në rritje, janë faktorët kryesorë të identifikuar nga hulumtimi.
Autorja, ndër të tjera shton se shqetësimet ndryshojnë në pjesë të ndryshme të botës, ku dhe problematikat paraqiten të ndryshme. Për shembull është rasti i një familje që jeton në Afrikë, ku një çifti ishte i shqetësuar për të pasur shumë fëmijë, se kjo do të zvogëlonte shanset që fëmijët të mund të mbijetonin, duke pasur parasysh të ardhurat e pakta të familjeve.
Top Channel