WhatsApp mund të përfshijë reklama, të ngjashme me Instagram Stories. Këtë ka njoftuar shefi i kompanisë Will Cathcart.

Siç raportohet nga TechCrunch, thuhet se reklamat e WhatsApp mund të shfaqen në vende të ndryshme në aplikacion, duke përfshirë kanalet dhe statuset, megjithëse nuk u specifikua periudha kohore që do të duhet për ta zbatuar këtë. Por, WhatsApp nuk do të ketë reklama në inbox apo gjatë shkëmbimit të mesazheve.

Megjithatë, Cathcart shtoi se kanalet mund të tarifojnë njerëzit për anëtarësim dhe se pronarët mund të promovojnë diçka brenda kanalit. Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta ka kërkuar mënyra për të futur reklama që nga viti 2018, kur Facebook donte të provonte të vendoste reklama në statuse. Disa vite më parë dukej se kishte një frikë nga përfshirja e reklamave dhe se si do të reagonin përdoruesit, kështu që e gjithë historia u la pezull.

Ndërkaq, që kur aplikacioni WhatsApp ofroi ​​​​mundësinë për t’i fshirë mesazhet pas dërgimit, zbulimi i mënyrës së shikimit të mesazheve të fshira është bërë një sfidë për këdo që ka disa aftësi kompjuterike. Mesazhet fshihen përgjithmonë nga telefoni juaj dhe ai i marrësit, por nuk është e pamundur t’i rikuperoni. Ndër aplikacionet e shumta të krijuara për të kapërcyer këtë funksion, tre janë më të akredituarit dhe më të njohurit.

Rikujtojmë gjithashtu se WhatsApp ka hedhur për testim një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë. Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë. Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA