Italia do të dërgojë një anije spitalore në bregdetin e Gazës, ministri: Të parët që kryejmë operacion humanitar në atë zonë

08/11/2023 17:06

Ministri i Mbrojtjes i Italisë njoftoi se vendi i tij do të dërgojë një anije spitalore me 170 persona staf në brigjet e Gazës.

Guido Crosetto u shpreh se mes stafit ishin 30 persona të trajnuar për urgjencat mjekësore, duke shtuar se Italia po punonte për ndihma në spitalet që po punojnë me kapacitet të lartë pacientësh për shkak të sulmeve.

Anija e Marinës Vulcano, e pajisur me një spital dhe salla operacioni, po niset për në Lindjen e Mesme për të pritur të plagosurit nga Gaza.

“Ne jemi të parët që kryejmë një operacion humanitar në atë zonë dhe shpresojmë se vendet e tjera do të na ndjekin. Duam ta dërgojmë afër zonave të prekura nga lufta, sepse duam të dërgojmë sinjale të qarta se çfarë mendon Italia dhe se si ky vend synon të lëvizë drejt popullit palestinez. Pas fjalëve të folura në këto javë afërsi ne duam të ndërmarrim një veprim konkret ndaj popullit palestinez dhe larg Hamasit”, deklaroi ai sipas ANSA.

Shumë agjenci dhe bamirësi të OKB-së raportojnë  kushtet humanitare që po përkeqësohen më tej në enklavë, me disa spitale në gjendje kritike mbi kapacitetin dhe me pak karburant dhe furnizime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA