Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërja e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.

Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij. Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të luftuar kollën e mirë, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit. Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt.

Jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës. Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të. Çaji i gështenjës është i njohur edhe në kurimin e variçeve, lehtësimin e dhimbjeve si dhe parandalimin e zmadhimit të tyre.

Ky çaj është shumë i dobishëm edhe në lehtësimin e reumatizmës. Ai ndihmon çlirimin e kyçeve dhe forcimin e kockave. Gjethet e gështenjës mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu i zier i gjetheve mbron muret e venave. Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese./ tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA