23/12 22:58
Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se Programi i Bonusit të Bebes do të vijojë të financohet edhe në buxhetin e vitit 2024, me qeverinë që ka vendosur një fond 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve.
”Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj. Vetëm Përpara”- shkruan Rama.
Top Channel