Në një deklaratë që shton frikën e shtrirjes së konfliktit në rajon, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi pohoi se trupat e vendit hebre janë gati të godasin veriun e Libanit në çdo moment.
“Ne kemi një qëllim të qartë të përmirësojmë situatën e sigurisë përgjatë gjithë kufijve tanë, jo vetëm në Rripin e Gazës”, u shpreh ai.
“Ne e kuptojmë shumë mirë situatën dhe kemi dëgjuar shumë për ndjesitë e banorëve të zonës. Ju them se jemi gati të sulmojmë kurdo që të jetë e nevojshme veriun e Libanit. Kemi besim të plotë tek forca tona të mbrojtjes. Ne besojmë shumë tek ju”, tha Herzi Halevi.
Dy ditë më parë, ushtria izraelite dhe Hezbollahu shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit. Përshkallëzimi u raportua pak pasi lideri i grupit të fuqishëm militant, Sayyed Hassan Nasrallah, njoftoi përfshirjen në luftime të pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael.
Ai kërcënoi me ashpërsim të sulmeve nëse Izraeli e intensifikon luftën në Gaza me Hamasit, që është aleat i Hezbollahut. Hezbollahu pohoi gjatë fundjavës përmes një deklarate se luftëtarët e tij kanë sulmuar të paktën gjashtë pika izraelite në kufi, duke thënë se janë përdorur “raketa dhe armë të mjaftueshme”.
Top Channel