“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, për situatën e emigracionit në brigjet e vendit fqinj.
Rama njoftoi se është i gatshëm të ndihmojë Italinë, për përballimin e bumit të refugjatëve, që së fundmi ka kapur shifrat rekord.
“Nga dita e parë që kemi arritur në brigjet, në këtë anë të bregut për të gjetur mbështetje dhe për të imagjinuar dhe për të pasur një jetë më të mirë. Por sikur e kam thënë në raste të tjerë, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykojnë meritën politike por neve na takon të përgjigjemi gjithmonë.
Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. Dhe e vërteta është e gjeografisë është kthyer në një mallkim për Italinë, pasi kur hyn këtu thuhet se ke hyrë në BE.
Por për të menaxhuar këtë hyrje në BE, ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por mendoj që kemi detyrën dhe kapacitet për të dhënë një ndihmë. Atëherë bashkëpunimi është produkt i bashkëpunimit të gjatë, nuk është zgjidhje, por duhet ta bëjmë në të gjitha kostot dhe besojmë në këtë”, tha kryeministri i Shqipërisë.
Ai përmendi gjithashtu mikpritjen që vendi ynë ka bërë për mijëra emigrantë që janë larguar nga vendi i tyre për shumë arsye.
“Historia e vendit tonë ka një histori të mikpritjes. Ku kanë qenë më shumë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria ju ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane, brenda pjesës sonë të aleancës. Kjo është një tregues tjetër. Të gjithë që kanë besura në atë që kemi bërë për ata. Nuk mund ti linim në dorën e atyre vrasësve apo sovranëve të Afganistanit.
Kjo që është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, i kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar mijëra iranianëve. Kështu nuk mund t’i zgjidhim problemet por mund të japin një ndihmesë dhe besoj nuk mund të ekzistojë mendimi që mund të shohim një zgjidhje nga krahut tjetër”, deklaroi Rama.
Lexoni edhe: Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali, Meloni: Bashkëpunim në frontin e menaxhimit të refugjatëve
Top Channel