“Nuk durojmë dot më, jemi të rraskapitur”, me këto fjalë një gazetar palestinez në Gaza ndërpret raportimin e tij dhe hedh pajisjet mbrojtëse.
Më herët një nga kolegët e tij dhe 11 anëtarë të familjes së tij u vranë në shtëpinë e tyre në Gaza. Korrespodenti i Al Jazeera, heq përkrenaren dhe jelekun, ndërkohë prezantuesja në studio nuk mbante dot lotët.
“Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Këto jelekë dhe helmeta nuk na mbrojnë. Është vetëm një fjalë (p.s. duke iu referuar shkrimit PRESS në veshjen e gazetarëve që mbulojnë zonat e luftës), që nuk bën absolutisht asgjë për të mbrojtur asnjë gazetar. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Thjesht po presim radhën”, u shpreh gazetari.
“Kolegu ynë, Mohammad Abu Hattab, ishte këtu 30 minuta më parë dhe tani ai ka vdekur së bashku me gruan, vëllanë e tij. Dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së tij janë viktima brenda spitalit”, shtoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se bombardimet izraelite janë bërë të padurueshme për banorët e Gazës. “Askush nuk kujdeset për ne apo për shkatërrimet dhe krimet e përhapura në Gaza”, vazhdon ai duke shpërthyer në të qara.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), gjithsej 36 gazetarë kanë humbur jetën në përleshjet në Gaza.
“We are waiting for our turn, one after the other.”
A Palestinian journalist from Gaza ripped off his protective gear during a live report after one of his colleagues was killed in an Israeli attack. pic.twitter.com/6SgOg0vkg6
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 3, 2023
Top Channel