Tentuan të kontrabandonin bagëti përmes kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut, nën hetim 2 persona
05/11/2023 11:45
Dy persona janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë kontrabanduar bagëti nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut.
F.Z 55 vjeç dhe P.H 51 vjeç të dy banues në Maqellarë, u kapën nga policia kufitare e PKK Bllatë, teksa transportonin disa bagëti të imëta, të pamatrikulluara, që dyshohet se i kishin kontrabanduar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel