I shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënime, arrestohet 48-vjeçari në Berat
05/11/2023 09:40
Një 48-vjeçar nga Skrapari është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe kërcënime.
Kapja e 48-vjeçarit A. A me qëllim ekstradimin në Itali u bë e mundur në qytetin e Beratit nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel