Reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit të duke shkaktuar bllokime në disa akse rrugore në Shkodër, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë.

Edhe në Tiranë, sot në mesditë kryeqyteti është përfshirë për disa minuta nga reshjet e dendura të shiut, duke rikthyer problemin e rrugëve nën ujë dhe trafikut të rënduar.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, niveli i lumit Lana u rrit së tepërmi edhe gjatë ditës së sotme për shkak të prurjeve nga reshjet e dendura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA