Është zbritur nga forcat zjarrfikëse trupi i pajetë i 21-vjeçarit në Durrës, i cili pasi u rrëzua nga katet e larta të një pallati, ra në tarracën e ndërtesës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, nëse ngjarja ka ndodhur aksidentalisht apo i riu është vetëhedhur.

Viktima 21 vjeç, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.

Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta në Vlorë. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA