Çmimi i vajit të ullirit për këtë vit do të rritet me 30% më shumë se më 2022.
Specialistët e ullirit në zonën e Vlorës bëjnë parashikimin duke u bazuar mbi prodhimin rreth 50% më pak se vitin e kaluar, për shkak të thatësirës së gjatë por dhe mos punimit të kurorave të ullinjve.
“Nuk është vetëm tek ne në Shqipëri kjo krizë, por edhe në Itali, Spanjë , Greqi , dhe kjo do ndikojë direkt në rritjen e çmimit të vajit të ullirit në më shumë se 30%”- tha Vesaf Musai, specilalist për ullirin.
Në tokat me ullinj të fshatit Panaja gjejmë fermerë që kanë mbi 20 ditë që kanë nisur vjeljen e ullirit.
“Ka prodhim ulliri po ti bësh shërbimet, edhe pse ka qenë shumë thatësirë ne jemi munduar që ti shërbejmë që ti marrim prodhim, shumë parcela më ullinj nga mos punimi dhe vaditja janë të thatë dhe nuk prodhojnë vaj, ndaj dhe çmimi i vajit do të jetë më i lartë sivjet”- tha Lefter Hoxha, fermer.
“Prodhimi është i mbarë, sepse i kemi bçrë të gjitha shërbimet që kërkon ulliri, dhe nga 6.5 lekë litri i vajit që ishte vjet sivjet do të shkojë në 800 lekë litri”- u shpreh Lindita Hadëraj, fermerë.
“Prodhimi nuk është i mirë, por ne ja bëjmë shërbimet qe kërkon ulliri. Do të ketë rritje te çmimit të Vajit shprehet pasi prodhimi është jo i kënaqshëm, dhe çmimi do të shkojë 8-10 mijë lekë të vjetra dhe kërkesa ka nga Kosova apo dhe qytet të tjera të vendit”- u shpreh Rakip Hadëri, fermer.
Top Channel