23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës pasi mbetën të bllokuar në zonat e ujërave termalë të Bënjës në Përmet.
Moti i keq i ka krijuar vështirësi për të lëvizur turistëve, që më pas gjatë mesnatës kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu. Turistët gjermanë, polakë dhe francezë, u nxorën nga zonat ku mbetën të bllokuar, të cilat po i eksploronin në këmbë dhe me automjete.
Në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit nga shtrati, nga moti i keq. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut, mjetet e tyre u nxorën këtë mesditë nga autoritetet.
Turistët janë transportuar dhe janë akomoduar në hotel, në qytetin e Përmetit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel