Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Të nënshkruara apo jo, marrëveshjet që Kosova dhe Serbia kanë arritur janë detyrim ligjor për të dyja palët: Firma, theksoi I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nuk ndikon në detyrimin që Prishtina dhe Beogradi kanë për t’i zbatuar ato.
Zyrtari i lartë amerikan nuk mund të ishte më i drejtpërdrejtë se kaq. Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.
I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, Escobar pohoi për VOA-n se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar tashmë.
I dërguari i Washingtoni shtoi se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova Asociacionin dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera si këto.
Për Escobarin tashmë ka mbetur vetëm koha dhe mënyra sesi do ti zbatojnë të dyja palët detyrimet e tyre. Ai kujtoi dhe dorëheqjen e shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, të cilin e përshkroi si një figurë jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.
Top Channel