Nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mban më datat 22-23 nëntor 2023 Samitin e III të Diasporës, ndërsa në datën 22 nëntor Ditën Arbëreshe në Tiranë.
Ministri Igli Hasani, përmes video-mesazhit të bukuroshes shqiptare Emina Cunmulaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të bashkohen për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët të vendit. Sipas Hasanit, Diaspora është një vlerë dhe pasuri të kombit.
“Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni në Tiranë të merrni pjesë në samit në datat 22-23 nëntor.
Por nëse nuk jeni, të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe me festimet që po vijnë për ditën e flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët me qëllim që të merrni pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës. Ju mirëpresim”- shprehet Cunmulaj.
“Së bashku me Eminën,duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri të kombit ju ftojmë të na bashkoheni për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale,politike dhe ekonomike të vendit në ????̈? ? ????̈?????̈?? dhe ??????? ? ??? ??̈ ????????̈? në Tiranë, më datat ??-?? ??̈????”- shkruan Hasani.
Top Channel