Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”.

E moshuara është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetonte dot plagëve duke humbur jetën.

Policia ka vënë në pranga 53-vjeçaren, me inicialet A.R., ndërkaq vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA