
Sërish aksident i trefishtë në vend, njëra prej makinave fluturon sipër barrierave, një i plagosur
28/02 23:08
Deputetët demokratë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, pas incidenteve që krijuan një ditë më parë në seancën plenare.
Komisioni i Etikës e zhvilloi mbledhjen on line për të shmangur skena të tjera përplasjesh në Kuvend.
Vendimi vjen pas kërkesës që mbante firmat e 15 deputetëve socialistë, për të vendosur masë disiplinore ndaj kolegëve të tyre demokrat Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spahos.
Seanca e një dite më parë u shndërrua në kaos, pasi deputetët demokratë përmbysën karrigen, morën kartat e socialistëve dhe hodhën tymuese në sallë.
Top Channel