“Dancing With The Stars” pritet të startojë pas pak, ndërsa mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve që do të performojnë.
Këtë mbrëmje konkurrentët janë të ndarë në dy skuadra , “Krushqit” dhe “Kalle”.
Skuadra “Kalle”, e Julianës dhe Dion dhe skuadra “Krushqit” e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar do të kërcejnë sonte të njëjtin kolazh muzikor, nga vitet ’80-’90.
Skuadra më e votuar do të ketë imunitet nga eliminimi teksa çiftet e skuadrës humbëse do të garojnë mes njëri-tjetrit për të performuar kërcimet në çift. Në fund, njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara.
Skenografia, kostumografia dhe muzika do ju shoqërojnë në mbrëmjen e veçantë, andaj mos harroni në 21:00 startimin e natës së pestë të “Dancing With The Stars”.
Top Channel