6 persona nga Bulqiza dhe Mati janë nën hetim pasi u kapën duke prerë dru pa leje.
Konkretisht në në Bulqizë, në pyllin e fshatit Çerenec kanë kapur duke prerë lëndë drusore në kundërshtim me ligjin 4 persona dhe konkretisht V.Gj., 50 vjeç; M.Gj., 48 vjeç; P. Gj., 57 vjeç; P.Gj., 68 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në mënyrë të organizuar, prisnin dru dhe e grumbullonin brenda zonës pyjore, me qëllim fshehjen nga kontrolli i policisë dhe transportimin e saj me kafshë pune.
Ndërsa në Mat, në pyllin e fshatit Lis, kapën dy vëllezërit E.B., 22 vjeç dhe E.B., 20 vjeç, duke transportuar një sasi lënde drusore të cilën e kishin prerë pa leje.
Për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori, ku për 6 personat nisi procedimi penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.
U sekuestruan gjithsej në cilësinë e provës materiale 23m³ lëndë drusore, 2 motosharra dhe 1 automjet zetor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel