foto ilustruese

Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra aksidentalisht nga lartësia ndërsa po punonte në një objekt në ndërtim në Dhërmi.

44-vjeçari A.D. nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Vlorës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë”, sipas policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA