Gazetarit të BBC i grabisin çantën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

02/11/2023 08:55

Një gazetar i BBC-së u grabit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë teksa raportonte për zhvillimet e fundit mbi stuhinë ‘Ciaran’ .

Sikurse shihet në video, gazetari Harry Loëe i cili ndodhej në zonën e Richmond-it e vuri re grabitjen pak pas një interviste, por zgjodhi të mos reagonte.

E vetmja gjë që e “tradhton” është fakti se ka “ngrirë” për disa sekonda, pra për aq kohë sa i është dashur autorit për t’i marrë çantën.

Më vodhën çantën teksa transmetoja live”, shkruan gazetari i BBC-së në X, duke postuar videon përkatëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA