Edhe këtë të mërkurë, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë në kufijtë e alarmantes.
Për të tretën javë me radhë, nga mbeturinat vijon të çlirohet tym, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të zonës.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë, situata vijon të mbetet po e njëjtë.
“Kjo është gjendje ekstreme për mjedisin, për cilësinë e ajrit, për shëndetin e banorëve. Këtu është një katrahurë e jashtëzakonshme. Këtu një Zot e di se çfarë lloj toksinash e substancash çlirohen nga djegia e mbetjeve“, u shpreh eksperti i mjedisit, Simo Ribaj.
Sipas ekspertëve të mjedisit, sa më shumë të vijojë kjo gjendje, aq më shumë do të të rritet rreziku për shëndetin e banorëve.
“Ndërhyn në mushkëritë e qytetarëve, futet në gjakun e tyre dhe bëhet shkak kancerogjen”, u shpreh Ribaj.
Tymi tashmë është shpërndarë dhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.
Top Channel