Rama: Ryaniar nisi fluturimet dje në Shqipëri! Destinacioni i parë drejt Romës

01/11/2023 10:43

Kompania ajrore Ryaniar nisi fluturimet dje në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook tha se destinacioni i parë ishte drejt Romës, ndërsa do të ketë 200 fluturime në javë në 17 vende të ndryshme.

“Kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet prej ditës së djeshme në Shqipëri, me destinacionin e parë drejt Romës. 200 fluturime në javë në 17 destinacione”, thotë Rama.

Pak ditë më parë kryeministri njoftoi se kjo marrëveshje u nënshkrua disa muaj më parë, ndërsa më 31 dhjetor kompania e fluturimeve do të nisë fluturimet drejt vendit tonë.

Gjithashtu ardhja e linjës më e madhe ajrore në Europë në Tiranë mundëson vende të reja pune.

Qytetarët do të kenë mundësi të prenotojnë mbi 50 mijë vende të ofruara nga Ryanair, në destinacione europiane, me çmime të lira, ashtu siç tha edhe CEO i kompanisë, Micahel O’leary.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA