Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, në fshatin Ruzhdie të Patosit.
I riu M.N dyshohet se pasi i ka dhunuar, i ka marrë me forcë një shumë parash.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 39-vjeçar nga Fieri, pasi për motive të dobëta, ka kërcënuar me thikë një person. Po ashtu një i mitur 14-vjeçar nga fshati Zhupan të Fierit, është vënë nën hetim, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 18-vjeçar dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur një thikë. Ky mjet prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel