Festa e Halloween sipas teologut të njohur Miron Çako është një festë e cila ndikon keq në psikologjinë e fëmijëve.
Sipas tij fëmijët pas Halloween fillojnë të shohin fantazma, përjetojnë frikë dhe nisin të kenë fobi. Sipas tij në momentin që e thërret djallin me të gjitha format, ai vjen tek ty dhe kur djalli vjen nuk është diçka e mirë.
Alban Musa: Çfarë ka të rrezikshme kjo festë?
Miron Çako: Në Amerikë festohet më shumë, gati 120 milion amerikanë e festojnë këtë duke futur fëmijë dhe moshën madhore. Pas kësaj feste që fillon sot në darkë dhe e gdhin nesër, 50% e personave, kjo është me statistikë, sidomos fëmijët që kanë marrë pjesë në këtë festë, kanë probleme psikologjike. Fillojnë shohin fantazma, fillojnë frikërat, fobitë sepse kanë hyrë në një realitet, pavarësisht se është i sajuar nga njerëzit, në një realitet frike. Ne e dimë që fëmija është si plastelinë, çfarë imazhi shikon fëmija dhe ai mbetet. Ne fëmijët tani po i çojmë në një realitet të frikshëm dhe kjo na duket festë? Ai fëmijë nuk di, ka një adrenalinë, po nga se vjen kjo adrenalinë?
Teologu Çako tregon gjithashtu se data 31 tetor duke e gdhirë më 1 nëntor, është viti i ri për djallin, ku satinistët mblidhen dhe bëjnë mesa për të.
“Ne e dimë që në momentin që e thërret djallin me të gjitha format, ai vjen tek ty dhe kur djalli vjen tek ty, nuk vjen për mirë, prandaj kjo është një fe okulte dhe sot 31 për 1 nëntor e dini ju që është viti i djallit? Satanistët mblidhen dhe bëjnë meshat e djallit? Çdo 31 tetor për 1 nëntor është viti i ri për djallin, për satanistët”, shprehet Çako.
Top Channel