Shpërbërja e familjes tradicionale në atë bërthamore, po ndryshon edhe konceptin e ‘gjyshërimit’.

I ftuar sot në ‘Wake Up’, sociologu Gëzim Tushi tha se kanë ndryshuar konceptet pasi më herët gjyshërit bënin rolin e kujdestarit, ndërsa sot kjo është opsionale. Sociologu tha se të moshuarit e sotshëm kanë ndryshuar dhe shërbimi i tyre ndaj nipërve e mbesave duhet “paguar”, pasi ata duan të shfrytëzojnë pleqërimin e tyre duke ndjekur pasionet.

“Gjyshërimi ka ndryshuar. Në familjen tradicionale dhe moderne, ndryshojnë raportet. Shoqëria shqiptare ka një prirje, familja tradicionale po shpërbëhet dhe po krijohet familja bërthamore, burri gruaja dhe fëmijët. Nëse përpara gjyshërit kanë bërë rolin e kujdestarit të fëmijëve, sot gjërat kanë ndryshuar. Në kohën e sotshme nëse në familjen tradicionale roli i gjyshërve ka qenë detyrues, sot është opsionale. Ka prej atyre që duan të vazhdojnë jetën e tyre. Ka ndryshuar koncepti për moshën. Sot një 65-vjeçar nuk është plak. Lidhja me nipërit e mbesat është në një rrugë të re, por ka prej atyre me stil adoleshent të të jetuarit. Kjo nuk është e gabuar. Pas moshës 85 vjeç quhesh plak. Gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm. Të moshuarit e sotshëm, janë të ndryshëm nga koha e parë. Është kujdestari e sigurt, gjyshi është një figurë e sigurt. Ka një diskutim nëse ky shërbim duhet të jetë i detyruar apo i paguar. Një pjesë e tyre kanë një pension të ulët dhe prindërit e kompensojnë”- u shpreh sociologu.

Sigurisht që pagesa nuk është gjithmonë në vlerë monetare.

Ka të dhëna që gjyshërit paguhen. Format e pagesës janë të shumta. Mbështetje financiare, për nevojat shëndetësore, udhëtime. Personat që arrijnë moshën e pensionet mbeten aktiv kanë dëshira, pasione, udhëtime.”- u shpreh gazetarja Deada Hyka në Wake Up.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA