
23/02 23:03
Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se 25 civilë u vranë në sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia, që ndodhi këtë të martë në qytetin pak kilometra në veri të qytetit të Gazës.
Gjatë përditësimeve të vazhdueshme Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi dhe një drejtor spitali i qëndrojnë një shifre viktimash dy herë më të lartë se ajo e lartpërmendur, pra 50 persona të vrarë si pasojë e bombardimit.
Autoritetet në bilancin paraprak të bërë kanë deklaruar se 20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një kamp refugjatësh me popullsi të dendur.
Top Channel