Do kalonin kufirin me pasaporta false, dy kinezë të arrestuar dhe dy turq nën hetim

31/10/2023 10:35

Janë arrestuar dy shtetas kinezë në aeroportin e Rinasit dhe dy shtetas turq nën hetim në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të kalonin kufirin me pasaporta të falsifikuara.

Dy shtetasit kinezë J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç në Rinas, paraqitën në dalje pasaporta false të Koresë së Jugut.

Po ashtu, shtetasit turq H. D., 23 vjeç dhe H. D., 27 vjeç, në pikën kufitare të Muriqanit, paraqitën pasaporta të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve kinezë iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. Katër pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA