
24/02 12:26
Katër persona janë lënduar pasi dyshohet se dy raketa goditën Ashdodin, qytetin në jug të Izraelit.
Kjo ngjarje u raportua nga shërbimet izraelite të urgjencës, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për autorësinë e sulmit.
Një 50-vjeçar u plagos rëndë nga predha dhe tre burra të tjerë mbetën të lënduar nga copat e xhamit që u përhapën si pasojë e shërbimit.
BBC shkruan se katër të plagosurit janë dërguar në spital dhe ekipet e urgjencës po kërkojnë në zonë për të plagosur të tjerë.
Top Channel