Avari në nën stacionin Cërrik, rikthehet brenda 30 minutash energjia në Peqin dhe Belsh

31/10/2023 12:09

Si rezultat i dëmtimit të një transformatori rryme, të traktit 110kV në N/stacionin Cërrik, sot ora 10:10, mbetën pa energji elektrike nënstacionet Cërrik, Belsh, Përparim, Kajan dhe Radio.

Pas ndërhyrjes së ekipeve Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH, u bë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda 30 minutash në qytetet Peqin, Belsh dhe disa njësive administrative të rrethit Elbasan.

Aktualisht pa energji elektrike ka mbetur një pjesë e qytetit Cërrik (bashkë me ujësjellësin) si dhe disa fshatra përreth.

Brigadat e avarive janë duke punuar te transformatori i dëmtuar për normalizimin e gjithë skemës së furnizimit me energji elektrike.

Top Channel