Tensionet në Kuvend/ Berisha: Provokim i ulët banditesk, deputetëve u është mohuar e drejta themelore

30/10/2023 17:31

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar provokacion të ulët banditesk skenën e krijuar në seancën e sotme parlamentare, ku deputetët e mazhorancës janë përplasur me deputetët e opozitës.

“Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit.

Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron.

Kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund ti mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj”- tha Berisha.

Sipas Berishës, legjislativi shqiptar është një parlament turpi, që sillet si një repart garde i Edi Ramës.

“Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat.

Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi. Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.

Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore.

Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve.

Turp, turp e një mijë herë turp. Një histori turpi, histori horrash.

Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi”- tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA