“Tempulli”/ Heroinë e ndarë gati për shitje, tre të arrestuar në Berat, mes tyre një 37-vjeçare

30/10/2023 11:27

Tre persona janë arrestuar në Berat në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” për shpërndarje droge.

Në pranga kanë rënë E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat dhe V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat, pasi u kapën në flagrancë me heroinë në automjet.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e  tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA