Qeveria e Dagestanit mbajti një mbledhje urgjente pasi dhjetëra protestues anti-hebrenj sulmuan dhe mbyllën aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin më jugor të Rusisë, të banuar me shumicë myslimane, kur u mësua se një fluturim po mbërrinte atje nga Izraeli.

60 persona përfunduan në pranga si të dyshuar së po kërkonin të sulmonin pasagjerët hebrenj. Me thirrjet “Alahu Ekber”, turma goditi dyert e barrierat e aeroportit, e disa prej tubuesve hynë edhe në pistë. 9 efektivë policie u plagosën në mesin e përpjekjeve për të qetësuar njerëzit e egërsuar e për të rikthyer rendin e qetësinë. Dy prej tyre u shtruan në spital.

Zyra e Ministrisë së Brendshme tha se përpos efektivëve të policisë, në qytet ishin dërguar edhe njësi të Gardës Kombëtare për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën. Sipas portalit të pavarur rus Sota, bëhej fjalë për një fluturim tranzit, pas dy orësh ata do të fluturonin drejt Moskës. Autoritetet vendase të aviacionit njoftuan se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor.

Një kanal Telegram i lajmeve lokale raportoi se protestuesit po përpiqeshin të kontrollonin identitetin e pasagjerëve që vinin, duke u përpjekur të parandalonin hebrenjtë të largoheshin nga aeroporti, duke përfshirë edhe duke kontrolluar automjetet policore. Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, që prej nisjes së luftës mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Për 1.400 personat e vrarë nga Hamasi në 7 tetor, Izraeli u hakmor duke nisur një fushatë ushtarake kundër Gazës, të cilës ende nuk i duket fundi e që deri tani ka lënë të vdekur mbi 8.000 persona e ka mbjellë shkatërrim në enklavën e varfër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA