Të paktën 13 persona vdiqën në vend e rreth 50 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave të pasagjerëve në rajon jugor të Indisë Andhra Pradesh.

Me qindra punonjës të ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje, ku u vunë në garë me kohë për të shpëtuar sa më shumë jetë të mundeshin. Hetimet fillestare treguan se shkak për aksidentin e rëndë, është bërë një gabim njerëzor.

Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se ishte në kontakt me ministrin e hekurudhave. Përplasja ndodhi mbrëmjen e së dielës. Goditja e trenit që vinte përballë ka bërë që tre vagonë të trenit tjetër të dilnin nga shinat. Ky i fundit kishte ndaluar për shkak për të një defekti me kabllot elektrike. Treni i dytë, sipas zyrtarëve vendas, nuk i ka kushtuar vëmendjen sinjalit që do të kishte shmangur tragjedinë. Pas aksidentit, lëvizjet e 33 trenave në zonë u anuluan, e 22 të tjerë u desh të devijoheshin.

Sistemi i gjerë hekurudhor i Indisë, një nga më të mëdhenjtë në botë, transporton rreth 25 milionë pasagjerë çdo ditë në rrjetin e shtrirë në mbi 100,000 km, inspektimi dhe mirëmbajtja e të cilit vazhdojnë të mbeten problem në këtë vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA