Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojërave Deutch Color, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria Albsig, pjesë e Kastrati Group.
Menjëherë u aktivizuan mekanizmat e vlerësimit dhe përcaktimit të dëmit financiar, i cili këtë herë theu rekord për kohën, cilësinë e dëmshpërblimit dhe shumën e lartë prej 2.4 milionë euro. Por cilat ishin etapat nëpër të cilat kaloi ky proces.
“Bashkëpunimi im me Albsig do ta konsideroja shume efektiv, pasi Albsig u përgjigj në kohë rekord duke i dhënë shtysë zhvillimit dhe rindërtimit të kompanisë”, tha Daniel Sfarku, përfaqësues i Deutsch Color.
Albsig, pjesë e Kastrati Group, veproi shumë shpejt, duke paguar dëmshpërblimin e plotë në vlerën 2.4 milionë euro, tregon zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Dritan Kastrati.
“Albsig në politikën e tij kundrejt klientëve të siguruar ka një mision. Atë të dëmshpërblimit në kohë sa më të shkurtër të mundshme. Në rastin konkret kemi vënë në lëvizje të gjitha strukturat për vlerësimin e dëmit përfshirë disa studio me vlerësim të jashtëm që të mbarojnë procedurat në kohë rekord. Sot që flasim përveç këstit të parë të cilën e kemi kaluar brenda shtatë ditëve, i siguruari ka marrë në bankë vlerën prej 2.4 milion euro”, tha Kastrati.
Ky dëmshpërblim u krye edhe në saj të bashkëpunimit me gjigantin e risigurimit në Botë Hanover Re, për të cilin flet zv. Drejtori i Shoqërisë Albsig, z. Plarent Hamzaj.
“Përsa i përket sigurimit të pronës ne jemi lider në sigurimin e pronës dhe të biznesit. Albsig bazuar në stabilitetin financiar të shoqërisë si dhe mbështetjen e nga ana e risiguruesit që është Hanover Re, një nga liderët botërore të sigurimeve, ka bërë të mundur që të ofrojë mbulime shumë të larta në qindra miliona euro për klientët e saj. Gjithashtu ka vërtetuar koherencë dhe pagesë me përpikmëri në rastin e dëmeve të tërmetit të 2019-ës ku kemi trajtuar rreth 1700 raste dëmshpërblimi dhe paguar klientët në kohë rekord’, tha Plarent Hamzaj.
Albsig, pjesë e Kastrati Group, është Shoqëria Nr. 1 për dëmshpërblimet në vend duke e bërë kështu lider në industrinë e sigurimeve.
Top Channel