I ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” ka qenë agronomi i njohur Zef Gjeta i cili ka folur për çajrat dhe kombinimet e bimëve të ndryshme që luftojnë alergjitë.
Ndër këshillat që ai ka dhënë në emision, ka qenë edhe konsumi i çajit me gjethe dafine. Gjethet e dafinës lufton diabetin, tensionin e lartë, infeksionet dhe lehtëson alergjitë. Sipas agronomit, konsumi i këtij çaj ka një rëndësi tepër të madhe tek personat që janë tek të 40-at apo 50-at.
“Kush i ka kaluar të 40-at apo 50-at duhet me se s’bën, jo me dëshirë, por me se s’bën, një çaj me gjethe ulliri çdo pasdite. Gjithmonë një orë larg ushqimit para ose mbrapa, e cila lufton diabetin, zbut tensionin e lartë dhe lufton në mënyrë të ndjeshme infeksionet, ku futen dhe alergjitë. Gjethet e ullirit duhet t’i thajmë sepse ka shpesh herë raste që si durohet, e merr dhe thotë ishte e hidhur, nuk pihej. Në fakt me gjethen e njomë edhe nuk transmetohen aq mirë ato elemente tek lëngu, tek uji që ne pimë, por vjen dhe e hidhur. Kështu që duhet të jetë gjethe ulliri e tharë, gjithmonë ëmbëltuesi i vetëm mund të jetë mjalti dhe gjithmonë kur të ketë arritur çaji 40 gradë të pihet”, shprehet agronomi Zef Gjeta.
Top Channel