Vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë ende të pafikura, tymi “pushton” Karaburun-Sazanin
30/10/2023 10:12
Shumë ditë pas zjarrit masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë, vatrat e zjarrit të pafikura vijojnë të prodhojnë tym.
Ndërkohë këtë të hënë tymi nuk ka kursyer deri zonën mbi Sazan e Zvërnec. Era që fryn nga lindja në perëndim ka bërë që tymi të pushtojë e të qëndrojë si re mbi gjithë parkun detar Sazan Karaburun.
Pamja dhe një prezantim i parë për të gjithë ata që lundrojnë me anijet turistike.
Ndërkohë banorët e lagjes 24 Maji shpesh herë kanë ngritur shqetësimin për këtë situatë. Zjarret digjen që prej së premtes së kaluar, duke detyruar banorët e lagjes të zgjohen mes tymit.
Top Channel