Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.
Dy raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Lezhë dhe në Mirditë janë goditur nga policia, ndërsa janë sekuestruar 68 doza narkotike kanabis sativa, të gatshme për shitje dhe municion luftarak.
Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj 26-vjeçarit Salvator Luka, banues në Pukë, policët gjetën doza kanabis sativa, të gatshme për shitje.
Ndërsa në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj 31-vjeçarit Ndue Rregji dhe kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhjetëra doza kanabis sativa, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.
‘Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë këta 2 shtetas, ndërsa sasitë e lëndës narkotike (në total 68 doza) dhe sasia e municionit luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, sipas policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy personat.
Top Channel