
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi.
Duke folur gjatë një vizite në Nepal, ai përsëriti thirrjen e tij për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe ofrimin e një ndihme të qëndrueshme humanitare në një shkallë që plotëson nevojat e popullit të Gazës”.
“Më vjen keq që në vend të një pauze të nevojshme humanitare të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake”- tha Guterres.
Ai gjithashtu përsëriti se dënon sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor dhe përcolli ngushëllimet e tij për familjet e dhjetë studentëve nepalezë që u vranë në sulm.
Top Channel