Analizat që tregojnë sëmundjet/ Studimi italian për fëmijët në dispozicion të mjekëve shqiptarë

29/10/2023 20:23

Hidhet një hap i rëndësishëm për mjekësinë pediatrike, pasi nis një bashkëpunim ndërmjet profesorëve të njohur të mjekësisë italiane në fushën e pediatrisë, duke i mundësuar mjekëve tanë të përditësohen më të rejat më të fundit.

Një studim i profesorëve italianë, ka zbuluar se nëpërmjet analizës së urinës mund të përftohen të dhëna domethënëse mbi sëmundshmërinë që mund të kalojë një fëmijë.

“Profesor Vasilios Fanos i cili është shef i neontalogjisë në universitetin e  Cagliarit, i cili na dha një studim me metabolitet, pra metaboliomën duke analizuar disa substanca që eliminohen në organizëm psh. me urinën ,ne mund të shikojmë nga se do të sëmuret fëmija ose mund të parashikojmë çfarë është dekursi i kësaj sëmundjeje, pra do të shpëtojë, do të kalojë formë të rëndë ose do të kalojë formë të lehtë. Është një mjekësi shkencore për të arritur parandalimin”– shprehet Xhorxhina Kuli, shefe e shërbimit infektiv, pediatri.

Krijohet tanimë shoqata italo- shqiptare e mjekëve pediatër e cila përveç shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet profesorëve të njohur nga spitali i fëmijëve “Bambin Gesu” në Romë  apo Univeristeti i” Cagliarit “, do të sjellë përfitime mjekësore dhe shkencore  mbi sëmundshmërinë e të vegjëlve në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA