Një person është vënë në pranga, pasi u kap nga policia duke ndotur ujërat e lumit Gjanica në Fier.

Gj.P 52 vjeç i cili është një punonjës i sektorit të pastrimit të një kompanie private, u kap në vendin e quajtur Ish-UPN”, Fier duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. G., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M. B., 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA