Tesla ka lançuar një ngjyrë të re të rrallë për makinat Model S dhe Model X të quajtur “Stealth Grey”. Historikisht, Tesla njihet që ka pasur opsione shumë të kufizuara të ngjyrave për automjetet e saj, si një prodhues i makinave “premium”.

Ngjyra “Stealth Grey” duket si një version pak më i errët i “Midnight Silver”, që u bë ngjyra e re standarde për Modelin 3 dhe Modelin Y në fillim të këtij viti. “Stealth Grey” është i disponueshëm në tregje të ndryshme, duke përfshirë tregjet e Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Rikujtojmë, se Tesla ka njoftuar se dërgesat për Cybertruck do të fillojnë në nëntor dhe pretendon se ka vendosur tashmë kapacitetin e prodhimit për 125 mijë kamionçina në vit. Prodhuesi amerikan i makinave elektrike ka thënë se eventi për dërgesat do të mbahet më 30 nëntor. Tesla publikoi rezultatet e saj financiare të tremujorit të tretë të vitit 2023 dhe siç pritej, kishte një përditësim në lidhje me Cybertruck.

Sjellim në vëmendje se Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë tha së fundmi se ka nënshkruar një marrëveshje për të adoptuar teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike të Tesla-s nga viti 2025. Ford Motor, General Motors dhe Nissan janë ndër prodhuesit e tjerë të automjeteve që kanë adoptuar sistemin e Tesla-s për mbushje që njihet si Standardi i Karikimit i Amerikës së Veriut (NACS).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA