“Punë pa teka” nga Kristi Gongo në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u zhvendos nga zona tokësore në zonën ajrore, ku përgjegjësia për jetën e pasagjerëve është shumë e madhe.
Gabimet nuk lejohen e kujdesi duhet të jetë i shtuar në çdo proces. Kristi u vlerësua si marshallja e parë që kreu shtyrjen dhe uljen e avionit, sepse pas punës së pilotit qëndrojnë një grup punonjësish që ndihmojnë në koordinimin e veprimeve të tij, në raport me pistën.
Ja ku u zbulua një pozicion pune i padëgjuar më parë. Çfarë adrenaline! Frika nuk mungonte, pasi pesha e avionit është e jashtëzakonshme përballë një njeriu. Komandat drejtuar pilotit duhet të jenë të sakta.
Ganiu, ndër punonjësit më të vjetër të aeroportit, pasi kanë bërë walk-around e push-back për nisjen e fluturimit, e shoqëron Kristin me makinë për të realizuar me sukses uljen e avionit.
“Në fillim seç të kap një ankth, jo mua se jam burrë, po në përgjithësi flas”, tregon ai, teksa e përfundon mendimin duke thënë kjo është arsyeja pse asnjë grua nuk punon në këtë sektor. Kush ka kuriozitet ta provojë?
Top Channel