Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Për ditën e shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Ndërkohë për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA