Konferencë për sportin nga Thumana/ Rama: Kemi humbur shumë kohë, do të vazhdojmë investimet për të rinjtë

28/10/2023 16:04

Thumana priti qeverinë dhe sportistët këtë të shtunë ku u zhvillua konferenca në lidhje me sportin si motor i zhvillimit të vendit.

Investimi nuk po bëhet vetëm në ndërtesa, sipas kryeministrit Rama, por edhe në edukimin e të rinjve në qyteza. Prioriteti i këtij mandati qeverisës për Edi Ramën është vëmendja e shtuar ndaj lëvizjes sportive në shkolla.

“Lëvizja sportive në shkolla nuk është për ata që do të bëhen sportistë. Por për shumë më tepër arsye sesa kaq, por është e dhe baza për të nxjerrë talente nga vende që nëse nuk e kanë mundësinë të stërviten nuk evidentohen. Të rrisim hapësira dhe mundësitë për fëmijët që sipas prirjes së tyre të angazhohen në sa më shumë disiplina sportive”, tha Rama.

Programi arsimor për angazhimin e 10 mijë nxënësve me më shumë se 700 ekipe sportive, me mbikqyrjen nga 400 trajnerë e mësues duhet të mbështetet edhe më tej, ishte kërkesa e Ramës për të zbuluar më shumë talente të reja.

“Do të vazhdojmë me zgjerimin e infrastrukturës. Kemi sot shumë palestra por duhen akoma. Tani është bërë norma që nuk ka shkolla të reja pa pasur të gjitha mjediset sportive përfshirë edhe palestrën e mbyllur.  Lëvizja sportive nëpër shkolla është një prioritet kryesor për ne. Ka të bëjë me të gjitha aspektet se sporti është unikal është i pazëvendësueshëm”, tha kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA