Iu errën sytë nga xhelozia, tenton të mbysë gruan e tij, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

28/10/2023 12:59

Ai tentoi të mbyste gruan e tij pas një debati xhelozie, por kur kuptoi se ajo nuk merrte më frymë, kërkoi ndihmë.

Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, raportojnë mediat italiane.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, gjeti bashkëshortin e viktimës, një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.
Gjithçka ka nisur kur 41-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nën grahmat e xhelozisë, ai i është sulur asaj.
Në tentativën për të shpëtuar nga tërbimi i të shoqit, bashkëshortja është mbyllur në dhomën e gjumit por ai ka thyer derën i tërbuar dhe ka tentuar ta mbyste me duar. Viktima ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar tashmë kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor, pa marrë parasysh peshën e veprimit të tij.
Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit.

Personeli mjekësor që ndërhyri u përpoq për disa minuta të ringjallte gruan e cila vetëm pas rreth një ore filloi të merrte frymë vetë. Gruaja 31 vjeç u shtrua më pas në spitalin “San Paolo” në Savona, me një prognozë të rezervuar, ku ndodhet ende.

Hetuesit, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të arrestojnë bashkëshortin.

Burri u transferua më pas në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA