Një shtetas çek i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës, është vënë në pranga për trafikim të armëve.

Në kuadër të operacionit “Magnum”, gjatë kontrollit fizik shtetasit çek M. B dhe të automjetit tip “Land Rover” që ai drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, të mbushur me fishekë, municion luftarak për këtë lloj arme dhe armë të tjera, 4 thika, 2 biçakë, 1 sëpatë brezi dhe 2 bombola me lëndë të dëmshme (sprajt irritues).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA