Shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e Gjanicës, vihen nën hetim tre punonjësit përgjegjës të dy kompanive private

27/10/2023 09:30

Tre punonjës përgjegjës të dy kompanive private janë vënë nën hetim, pasi shkarkuan mbetje të hidrokarbureve në ujërat e lumit Gjanica.

Pas njoftimit për ndotje të lumit Gjanica, nga shkarkimi i mbetjeve të hidrokarbureve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër, kanë nisur hetimet  për të përcaktuar përgjegjësinë penale për ndotjen.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për K. A., 34 vjeç, me detyrë drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës, Fier, dhe S. A., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, në një kompaninë private Sh. A.;

-E. B., 61 vjeç, me detyrë drejtor i operacioneve të hidrokarbureve, në një kompani tjetër private, gjithashtu Sh. A.

Nga hetimet rezulton se dy kompanitë private ku janë punonjës përgjegjës tre personat nën hetim, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ” Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA